Ziberi: Le të mbahen zgjedhjet, BDI ka mbështetje edhe më të madhe, VLEN ka vetëm trishtim të hatashëm!

Arben Ziberi nga BDI tha në emisionin Klan Debat se BDI ka mbështetje dhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara, sepse sipas tij VLEN-in e mban në pushtet vetëm dëshira e VMRO-DPMNE-së.

“BDI qëndron edhe më mirë, ka situatë edhe më të favorshme. Le të shkojmë në zgjedhje, BDI ka mbështetje plebishitare, teksa tek VLEN ka trishtim të hatashëm, sepse janë të dëshpëruar njerëzit. VLEN-in në pushtet e mban vetëm VMRO-ja, kjo është e ditur. Anketa që e pamë para disa ditëve, edhe më shumë do të thellohet në favorin e BDI-së”, tha Ziberi.

Besa Kadriu nga VLEN tha se çdo parti shqiptare duhet të punojë që shqiptarët të kenë dinjitet, sepse kritika dhe lëvdata ka gjithmonë në secilin pushtet.

“Edhe VLEN edhe çdo strukturë partiake duhet të punojnë që çdo shqiptarë të ndjej vetëm me dinjitet. Janë shumë çështje që duhet të realizohen në këtë mandat, ndaj nuk mund të akuzojmë prej tash se përse nuk u bënë gjërat që u premtuan sepse ende nuk ka mbaruar mandate i kësaj qeverie. Sot qytetarët e Tetovës mbase kanë edhe kritika, mirëpo unë e shoh në qytetin e Tetovës që ka ndryshime dhe qyteti frymon ndryshe, pra edhe ne pushtetin lokal edhe në atë qëndror ka vazhdimisht kritika por edhe punë të mira. Nuk pajtohem kur thuhet se VLEN nuk ka legjitimitet, sepse shqiptarët votuan edhe për VLEN-in, tha Kadriu. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share