Ziadin Sela: VLEN tmerrohet nga ideja që do ta humbin pushtetin në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se VLEN tmerrohet nga ideja që do të humbin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

“Çfarë thotë VLEN mos e merrni për bazë sepse për të e rëndësishme është vetëm pushteti. Biles, në momentin që do të përmenden zgjedhjet e parakohshme tmerrohen nga ideja se do ta humbin pushtetin”, deklaroi Sela.

Ai tha se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Sipas Selës, me shumë gjasë ndryshimet kushtetuese do të ndodhin para zgjedhjeve lokale.

“Logjika ime politike thotë kështu. Pas zgjedhjeve lokale do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe VMRO-DPMNE-ja, kështu ka vepruar edhe në të kaluarën për të relativizuar dhe për të menaxhuar pakënaqësinë që kanë që do t’i krijohej në elektoratin e saj, pas këtij momenti, sepse ka ardhur me premtimin që nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, do ta kthejë emrin… dhe për ta menaxhuar mirë këtë do t’i duheshin 4 vite. Prandaj unë them se me zgjedhjet lokale do të kemi zgjedhje parlamentare. Ndoshta, këtë pjesë të premtimeve që nuk e ka mbajtur VMRO-DPMNE-ja e kompensim me shkeljen e shqiptarëve dhe ndoshta ndryshime kushtetuese mund të ketë edhe para zgjedhjeve lokale”, tha Sela.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share