Ziadin Sela: Ashtu si në vitin 2017 që mundësuam antarësimin në NATO, sot të njejtën e siguruam për BE-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin social facebook ka pershendetur votimin e propozimit francez duke treguar se sa vendimtarë ishin deputetët e ASH-së për të siguruar kuorum për miratimin e konkluzave.

Ja postimi i plotë:

”Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve.

Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada.

Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend. Urime shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, me të cilët bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!” – shkruan Ziadin Sela. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share