Zhvillimet në Veri të Kosovës/ Vuçiqi takon Lajçakun dhe Hillin – kritika faktorit ndërkombëtar!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që brenda tri ditëve në vazhdim t`i drejtohet qytetarëve të saj ku pritet ti prezantojë kërkesat e Serbisë për shkak sic ka thënë të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

“Mirëpo Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”, ka thënë ai duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.

Pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, Vuciq në një shkrim në Facebook ka hedhur kritika të bashkësia ndërkombëtare pasi sipas tij nuk i ka përmbushur, “ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.

”Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe” – tha Vuçiq.

Përveç me Lajçakun, ai është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Vuçiq ka thënë se Serbia është gjithmonë gati për dialog.

E Lajçak nuk ka folur pas takimit për mediat.

Ai ka thënë ditë më parë se do të shkojë në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve për cka pala kosovare është pajtuar në vizitën e fundit të Lajcak në Prishtinë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share