Zhvillimet në Rripin e Gazës/ Netanjahu injoron ultimatumin e ministrit të luftës

Kryenistri izraelit Benjamin Netanjahu ka injoruar ultimatumin e ministrit të tij të luftës për një plan veprimi për Gazen brenda 8 qershorit.Ai thotë se përmbushja e kërkesave të tij do të sillte disfatën e Tev Avivit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka injoruar ultimatumin e dhënë nga ministri i tij i Luftës Beni Gantz, i cili një ditë më parë paralajmëroi se do të jap dorëheqjen nëse qeveria nuk miraton deri më 8 qershor një plan paslufte për Rripin e Gazës.

Sipas Netanjahut përmbushja e kërkesave të tij do të çonte në humbjen e Izraelit.

Kushtet e vendosura nga Benny Gantz do të silllnin  fundin e luftës dhe dhe një disfatë për Izraelin, braktisjen e  shumicës së pengjeve, lënia e Hamasit të paprekur dhe krijimi i një shteti palestinez.

Në planin e tij gjashtëpikësh Gantz kërkon kthimin e  pengjeve, rrëzimin e  Hamasit , çmilitarizimin e Gazës dhe marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite.

Qëndrimi I ashpër I ministrit të luftës vjen pas atij të ministrit izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant,  I cili u shpreh disa ditë më parë se nuk do të qëndronte në postin e tij nëse Izraeli zgjidhte të risulmonte Gazën.

Kritikët e Netanyahut e akuzojnë atë se  po kërkon të zgjasë luftën me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja, akuza që ai i mohon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share