Portugalia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka shpallur zgjedhje të parakohshme, dy ditë pasi kryeministri i vendit dha dorëheqjen pas një skandali për korrupsion. Rebelo de Sousa deklaroi se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 10 mars. Megjithatë, presidenti tha se ai do të shpërndajë parlamentin vetëm pas votimit përfundimtar mbi projektligjin e buxhetit të vitit 2024, që pritet më 29 nëntor.  De Sousa miratimi i buxhetit do të mundësojë përmbushjen e pritshmërive të shumë portugezëve.

Njoftimi vjen pasi kryeministri socialist Antonio Costa dha dorëheqjen e pas arrestimit të shefit të kabinetit të tij si pjesë e një hetimi kundër korrupsionit. Prokurorët po hetojnë  koncesionet e dhëna për minierat e litiumit dhe prodhimin e hidrogjenit në veri të vendit.

Costa dyshohet se ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar këto  kontrata por ai ka mohuar përfshirjen në këtë skandal. Dorëheqja e tij jep fund mandatit tetë-vjeçar të kryeministrit. Por qeveria e Kostës është kritikuar për dështimin për të trajtuar krizën e kostos së jetesës , e cila e ka bërë më të vështirë për njerëzit të përballojnë jetesën në një nga vendet më të varfra të Evropës Perëndimore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share