Zhvillimet në Lindjen e Mesme/ Sulme në shkollë dhe spitalet në Gaza

Sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Rripin e Gazës vranë të paktën 17 palestinezë.

Mjekët palestinezë thanë se tetë persona, përfshirë fëmijë, u vranë në shkollën Musa Bin Nusayr që strehoi familjet e zhvendosura në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se sulmi kishte në shënjestër militantët e Hamasit që vepronin nga një qendër komandimi e ngulitur brenda shkollës. Ai tha se militantët e Hamasit e përdorën vendin për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme kundër forcave izraelite.

Brenda 15 minutave nga sulmi i parë, një tjetër dron goditi Jabalia në Gazën veriore ku në shënjestër ishin disa kampe refugjatësh, ku humbën jetën 5 persona. Ushtria izraelite ka përparuar në dy qytetet e Gazës veriore, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, si dhe në kampin e afërt Jabalia për gati tre muaj me rradhë. Palestinezët kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e akteve të “spastrimit etnik” për të shpopulluar ato zona për të krijuar një zone të ndërmjetme.

Ndërkaq bisedimet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit sipas zyrtarëve palestinezë deri më tani janë 90% të përfunduara.Një nga pikat kryesore të pengesave është prania e vazhdueshme ushtarake izraelite në korridorin e Filadelfit, një brez toke me rëndësi strategjike në Gazën jugore përgjatë kufirit me Egjiptin.

Sipas zyrtarëve bisedimet parashikojnë krijimin e mundshëm të një zone tampon disa kilometra të gjerë përgjatë gjatësisë së kufirit të Izraelit me Gazën. Izraeli do të kete një prani ushtarake brenda kësaj zone, thanë zyrtarët.

Me zgjidhjen e këtyre çështjeve, një armëpushim me tre faza mund të arrihet brenda ditëve, shtuan ata. Marrëveshja do të përfshinte një shkëmbim të 20 të burgosurve palestinezë për çdo ushtare femër të liruar nga tre fazat e armëpushimit. Nga 96 pengje që ende mbahen në Gaza, 62 nga Izraeli supozohet se janë ende gjallë.

Civilët e Gazës do të jenë në gjendje të kthehen në veri, nën një sistem me mbikëqyrje nga autoritetet egjiptiane dhe ato nga Katari, dhe do të ketë rreth 500 kamionë në ditë që sjellin ndihma. Në fazën përfundimtare të planit i cili do të shihte fundin e luftës dhe Gaza do të mbikëqyrej nga një komitet teknokratësh nga enklava, të cilët nuk do të kishin lidhje të mëparshme politike, por do të kishin mbështetjen e të gjithëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share