Zhvillimet e fundit ngjallin pasiguri tek qytetarët

GJURÇEVSKI: TË KETË MASA URGJENTE PËR SIGURI MË TË MADHE NËPËR SHKOLLA

Në vendin tone, ndodh që të ketë periudha kur ka cënim të sigurisë së qytetarëve, megjithatë qytetarët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar. Ekspertët thonë se institucionet duhet të marrin masa për siguri më të madhe nëpër shkolla. Lubomir Gjurçevski, shton se institucionet nuk duhet të kursejnë për sigurinë e fëmijëve.

Ngjarjet e fundit, siç ishte edhe vrasja e fundit e 14 vjeçares Vanja, nxisin edhe reagime të ekspertëve të sigurisë në vend. Lubomir Gjurçevski, ekspert i sigurisë në pension, gjatw njw prononcimi për KlanM, u bën apel institucioneve të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve, që fokusin e tyre ta vendosin tek shkollat. Ai thotë se masa shtesë për siguri në shkolla janë urgjente..

“Patjetër të kemi përgjegjësi më të madhe nëpër shkolla për sigurinë e fëmijëve, për prezencën e tyre ose për ikjen eventuale nga mësimi duhet menjëherë të njoftohen prindërit e kështu me radhë. Këto janë një sërë masash preventive që duhet t’I ndërtojmë tani, që të mos na ndodhë ndonjë ngjarje e këtillë e re” – tha Lubomir Gjurçevski, ekspert i sigurisë.

Gjurçevski, sic njofton KlanM, shtoi se organet e sigurisë duhet të marrin masa më të ashpra parandaluese, që të mos përsëriten krimet e llojit të këtillë.

“Në përgjithësi qytetarët duhet të ndjehen të sigurtë, por është fakt se te ne, në periudhë të caktuar kohore, kemi shkallë të cenimit të sigurisë, do të thotë nuk është diçka alarmante, por shkallë të cenimit të sigurisë që shkaktojnë te qytetarët një dozë të pasigurisë, të frikës dhe kështu me radhë. Por për këtë, mendoj se në të ardhmen që të mos na ndodhin ngjarje të këtilla macabre, neve na nevojitet preventivë më e madhe dhe masa më të mëdha të sigurisë”  – tha Lubomir Gjurçevski, ekspert i sigurisë.

Ekspertët e sigurisë thonë se Qeveria nuk duhet të kursejë mjete, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share