Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA-së është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve.
Në këtë situatë, gjasat për sigurimin e një bilete ishin të pakta. Të gjithë tifozët të cilët kanë aplikuar mund të kontrollojnë përgjigjet e tyre dhe në portalin e UEFA-s, aty ku shkruhet se faza e përzgjedhjes tanimë ka përfunduar.
Fatlumët do të mund të vijojnë më tej për të kryer pagesën, ndërsa çmimet nisin nga 30-400 euro për një biletë. Shansi i vetëm ku mund të përfitojë një tifoz i pakualifikuar është vetëm në momentet kur njëri prej fituesve vonon kryerjen e pagesës, por kjo pak gjasa ka të ndodhë.
Duket se pjesa më e madhe e tifozëve fitues janë ata të vendit organizator, pra Gjermanisë edhe pse UEFA nuk ka konfirmuar shifra fikse sa i përket shpërndarjes.
Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në grupin B me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën. Aventura e kuqezinjve në finalet e kompeticionit do të nisë në 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, 4 ditë më pas ndaj Kroacisë në Hamburg dhe ndeshja e tretë ndaj Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor. /euronews