Liga e dytë: Besa sipas planit, Arsimi dhe Bashkimi nuk kanë të ndalur

Gjashtë  fitore të ekipeve vendase, 1 barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithsejtë 16 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 18-të në Ligën e dytë të futbollit vendor ku ekipi Besa e Dobërdollit një hapë më afër realizimit të ëndrrës për kualifikim në elitën e futbollit.

Në stadiumin e Vrapçishtit  klubi i futbollit Besa, sot me një lojë mesatare me  golat e Alban Taipit dhe Izair Eminit mundën ekipin e Novacit 2-0. Për ekipin nga Dobërdollit ishte e 15-ta sezonale që garanton një rrugëtim të sigurt drejt elitës.  “Luajtëm aq  sa kishim nevojë për fitore dhe tre pikët që kanë rëndësinë e  vetë. Vazhdojmë sipas  planit edhe të martën kundër Osogovës  dhe  javën e ardhshme  kundër  Detonit Plaçkovicës. Vazhdojmë ëndrrën tone” tha pas ndeshjes futbollisti më me përvojë, Izair Emini.

Fitore të madhe sot ka shënuar Arsimi i Çegranit kundër  Detonit Plaçkovica me  përmbysje  2-1. Autor të golave për Arsimin ishin  Gafuri  dhe  Cuculi nga  pika e bardhë . Me tre pikët e sotme skuadra e Ç’granit vazhdon të mbanë pozitë e katërt  tani me  32 pikë dhe  i afrohet vendit të tretë në vetë gjashtë pikë.

Bashkimi në Kumanovë mundi ekipin e Osogovës  me rezultat të ngushtë 2-1 por tre pikët e fituara kanë vlerën e madhe pasi tani me 27 pikë janë në pozitën e  shtatë. Ndryshe ishte kjo ndeshja e tretë radhazi në sezonin pranverore në Ligën e dytë.

Peliisteri I manastirit me  fitoren  2-0 ndaj Kamenica Sasa mbajnë pozitën e dytë që garanton kualifikim në elite .

Fitoren e vetme  në cilësinë e mysafirit e  shënoi Bellasica  kundër Teteksit në Tetovë m,e përmbysje  2-1. Ohri  në “Biljanini Izvori” triumfoi 1-0 ndaj Pobedës nga Prilepi, ndërsa Vardari Negotinës e mposhti Karaormanin me rezultat 2-0,

Rezultatet  – Java e 18

Arsimi – Detonit Plaçkovica 2-1

Bashkimi – Osogovo 2-1

Besa – Novaci 2-0

Skopje – Kozhufi 0-0

Ohëri – Pobeda  1-0

Pelisteri – Kamenica Sasa 2-0

Teteksi  – Bellasica 1-2

Vardari  – Karaorman 2-0

Tabela: 1. Besa 47 pikë, 2.Pelisteri 42, 3.Detonit Pllaçkovica 38, 4.Arsimi 32, 5.Vardari 27, 6. Bashkimi 27, 7. Ohri 26, 8.Skopje 25, 9. Kozhufi 24, 10. Bellasica 24, 11.Novaci 22, 12.Teteksi 19, 13.Pobeda 16, 14.Osogova 15, 15.Karaormani 14, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

Në xhirion e 19-të, më 5 mars (e martë), në ora 14:00,  takohen: Bellasica – Bashkimi, Detonit Plačkovica –  Pelisteri,  Kamenica Sasa – Besa , Karaormani – Skopje, Kozhufi – Arsimi, Novaci – Teteksi, Osogova – Pobeda  dhe Vardari – Ohri

/tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share