Ylli i Kosovës lë pas Sterling e Vinicius, mbi 61% saktësi në kalimin e rivalëve
Lojtarët me origjinë shqiptare bëjnë ligjin në futbollin Europian. I tillë është sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, që po mahnit në këtë sezon me Lille. Vetëm 23-vjeçar dhe ai ka mrekulluar të gjithë me performancën e tij në fushën e lojës, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Sipas observatorit të statistikave në futboll, Zhegrova është edhe lojtari më driblues në pesë kampionatet kryesore të Europës për moshën mbi 23-vjeç. Sulmuesi anësor i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36%.
Futbollisti kosovar shkëlqeu në fitoren ndaj Monacos për të përmirësuar edhe shifrat. Pas tij gjenden emra si Kingsley Coman, Raheem Sterling, Vinicius Junior dhe Dejan Kulusevski. I transferuar në Janarin e vitit të shkuar nga Baseli për 7 milionë Euro, Zhegrova ka dy gola dhe katër asistime në 14 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. Një gol dhe tre asiste në kampionat po e ndihmojë Lille për të qënë shumë pranë kreut të renditjes. Momentalisht pas 10 ndeshjeve të para, Lille gjendet e katërt në zonën Champions League.
Klan News