Zhdukja e nëndetëses së Titanikut, gjenden mbetje në zonën e kërkimit

Disa mbetje momentalisht të paidentifikuara janë gjetur në zonën e kërkimit pranë Titanikut, aty ku prej së hënës vijojnë kërkimet për të gjetur nëndetësen e zhdukur me 5 persona në bord.

Lajmi u bë i ditur nga roja Bregdetare Amerikane. Në një postim në Twitter, thuhet se mbetjet e gjetura, të cilat momentalisht nuk dihet kujt i përkasin, po vlerësohen nga ekspertët.



PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës, me orën lokale, një nëndetëse eksploruese u zhduk rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte futur në Oqeanin Atlantik për të eksploruar mbetjet e Titanikut, që ndodhen rreth 3 800 metra nën nivelin e detit.

Në bordin e saj ndodheshin 5 persona: Biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij Sulejman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, zhytësi i marinës franceze, Paul-Henry Nargeolet, i cili e kishte bërë edhe më herët këtë udhëtim, si dhe vetë CEO i firmës OceanGate, që ka në pronësi nëndetësen, Stockton Rush.

Nëndetësja kishte oksigjen për të gjithë ekuipazhin deri në 96 orë, afat që përfundoi paraditen e kësaj të enjteje. Për gjetjen e nëndetëses janë angazhuar në një operacion masiv nga uji dhe ajri autoritetet amerikane dhe ato kanadeze. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share