Zhduken prova për rastin Dehari | Haxhiu në konferencë të jashtëzakonshme

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë zhdukur prova në rastin e Astrit Deharit.

Sipas saj, mostrat janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në një konferencë për medie, ministrja Haxhiu, tha se janë zhdukur disa epruveta me gjak dhe urinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mbrëmë rreth orëve të vona jam njoftuar se ja zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i mjekësisë Ligjore. E kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë së Kosovës. Mbajtëset e epruvetave, një me gjak dhe 10 me urinë”, tha Haxhiu.

“Çelsat ku kanë qenë të mbyllura ato prova i kanë pasur vetëm tre persona. Vendi ku ruhen mostrat janë strikte dhe aty dihet se kush hyn dhe kush del. Pas kësaj konferencë do të marr masa konform përgjegjësive të mia”, tha tutje Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se i di emrat e personave që i kanë zhdukur këto prova.

“Kemi njoftuar institucionet gjegjëse dhe unë i di emrat që kanë qasje në këtë laborator, por nuk mund t’i them emrat sepse i di edhe Policia e Prokuroria”.

“Përfundimin e kësaj do ta jap Prokuroria dhe Policia, por duke e ditë se çfarë la ndodhur në të kaluarën me mbulimin e provave dhe zhdukjen e tyre, mund të jetë i përafërt edhe sot”, tha tutje Haxhiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share