Zgjidhet problemi me personat “fiktiv”

526 PERSONA MORËN CERTIFIKATAT

Maqedonia e Veriut nuk do të ketë më persona të paevidentuar. Mbi 500 persona sot i morën certifikatat e tyre dhe do ti gëzojnë të gjitha të drejtat. Kryeministri deklaroi se ky problem mbetet në të kaluarën, ministri Lloga tha se Maqedonia është vendi i parë në Europë që e zgjidh këtë problem plotësisht, ndërsa Drejtori in Librave amë, Sulejmi theksoi se deri në fund të vitit do të shqyrtohen të gjitha kërkesat nga personat e evidentuar.

Pas zgjidhjes sistemore, 526 qytetar të cilët llogariteshin si “fiktiv” dhe nuk figuronin në sistemin e shtetit, sot morën certifikatat e tyre. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se problemi me personat e paevidentuar i takon së kaluarës. Ai shtoi se me ndryshimin e Ligjit për regjistrin amë u zgjodhën probleme jetësore të shumë qytetarëve.

“Sot i vendosëm fund një problemi të dhimbshëm tre dekadësh, të cilin e kanë qindra qytetarë që janë lindur në territorin e shtetit tonë, por nuk kanë qenë të regjistruar në librin amë dhe nuk kishin çertifikatë të lindjes. Këto qytetarë nuk kanë dokument të identifikimit, nuk kanë mundur të mjekohen e as të punësohen, nuk mund të lidhin kurorë e as ta rregullojnë statusin e fëmijëve të tyre, thjesht nuk ishin në sistemin e shtetit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ministri i Drejtësë Krenar Lloga theksoi se Maqedonia vend i rrallë në Evropë dhe Botë që e ka zgjudhur problemin me personat e paevidentuar.

“Zero persona të pa regjistruar, vendi i parë në evropë dhe i dyti në botë me zgjidhjen e problemit të personave të paregjistruar. Këto njerëz nuk do të jenë më të margjinalizuar, të diskriminuar të prirur nga qasja në mbrojtjen shëndetësore, sociale, arsimim dhe drejtësi”, tha Krenar Lloga.

Drejtori Sulejmani theksoi se deri në fund të vitit do të shqyrtohen të gjitha kërkesat nga personat të cilët nuk janë të evidentuar në librin amë dhe do të zgjidhen në mënyrë adekuate.

“Drejtoria për udhëheqjen e librave amë për momentin vepron për mbi 526 raste në të gjithë territorin e vendit tonë, nga të cilat 409 kanë vendime pozitive dhe të njëjtëve u janë dorëzuar certifikatat e lindjes. Për 117 të tjera po veprohet dhe të njëjtat do të zgjidhen deri në fund të vitit”, tha Emir Sulejmani, drejtor i drejtorisë për udhëheqjen e librave amë.

Sulejmani theksoi se përveç institucioneve përkatëse në vend, kontribut për zgjidhjen e problemit me personat të paevidentuar kanë dhënë edhe zyrat e UNHCR-së dhe OSBE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share