Biden përshëndet zgjedhjen e Ajay Banga në krye të këtij institucioni
Tradicionalisht kreu i Bankës Botërore është një amerikan i zgjedhur nga SHBA dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, një evropian. Por këtë herë presidenti i Bankës Botërore do të jetë një indiano-amerikan. David Malpass ka njoftuar se do të largohet nga detyra, ndonëse nuk ka dhënë arsyet se pse do të largohet para përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar.
“Ajay Banga do të jetë një udhëheqës transformues, duke sjellë ekspertizë, përvojë dhe inovacion në pozicionin e presidentit të Bankës Botërore.Ai do të ndihmojë në drejtimin e institucionit ndërsa zhvillohet dhe zgjerohet për të adresuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në misionin e tij kryesor,atë të reduktimit të varfërisë.”
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Mastercard dhe biznesmeni me përvojë do të marrë detyrën më 2 Qershor.
Klan News