Zgjerohen protestat anti-qeveritare në Iran

Demonstratat e dhunshme janë përhapur në mbi 80 qytete që nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini

Protestat anti-qeveritare zgjeron në mbarë Iranin, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini. Policia iraniane paralajmëroi se do të përdorë të “gjithë fuqinë” që ka kundër protestuesve.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë protestues të mbledhur në të paktën gjashtë qytete të Iranit, duke përfshirë Tehranin.

E ndjera Aminihumbi jetën teksa qëndronte e arrestuar nga Policia e Moralit, e cila e kishte ndaluar me arsyetimin se nuk e kishte vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Zyrtarët kanë thënë se ajo vdiq nga sulmi në zemër, por familjarët, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se e ndjera ishte plotësisht e shëndetshme. Sipas tyre, Amini është rrahur dhe torturuar.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se vdekja e MahsaAminit, “i ka prekur të gjithë dhe të gjithë besojnë se çështja duhet të sqarohet”, por shtoi se “kaosi” nuk mund të pranohet.

Demonstratat e dhunshme janë përhapur në mbi 80 qytete në mbarë vendin që nga vdekja më 13 shtator e 22-vjeçares.

“Njerëzit që morën pjesë trazira duhet të ndëshkohen ashpër“, tha presidenti Raisi.

Shumë iranianë që jetojnë jashtë vendit njoftuan në mediat sociale se do të mblidhen në më shumë se 70 qytete në mbarë botën më 1 tetor në mbështetje të protestave në Iran.

Demonstrues në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën javën e kaluar në shenjë solidarizimi me protestuesit iranianë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share