“Zgjerim të qeverisë, zgjedhje të parakoshme” – Skenaret që e presin Maqedoninë sipas analistëve

Ndryshimet kushtetuese do të bëhen sepse ka një dakordim ndërkombëtar për këtë çështje. Edhe takimi i sotëm mes liderit të pozitës dhe atij të opozitës maqedonase, sipas analistit Arben Ratkoceri, ka treguar se forcat politike në vend janë dakorduar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, ka mbetur vetëm periudha se kur do të bëhen këto ndryshime dhe mënyra se si këto palë do ta menaxhojnë këtë temë për elektoratin e tyre.

“Presioni është i madh që këtë proces ta përfundojë përbërja aktuale e parlamentit dhe realisht është diskutuar që gjatë verës mund të vijë deri tek zgjerimi i qeverisë me VMRO-DPMN-në, të rkyhet procesi dhe të shkohet pastaj në zgjedhje të parakohshme”, tha Arben Ratkoceri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe analisti Sefer Selimi, në Klan Debat vlerësoi se ndrshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe do të ndodhin. Sipas tij, janë të paimagjinueshme skenaret që e presin vendin nëse këto ndryshime nuk bëhen.

“Jam i bindur se do të kemi ndryshimet kushtetuese. Si do të jetl forma, variacioni, mënyra, cilët do të jenë kompromiset që do të bëhen për të ardhur deri te ky ndryshim nuk e di. Por, e di se po nuk ndodhën këto ndryshime kushtetuese, Maqedoninë nuk e presin ditë të mira”, theksoi Sefer Selimi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share