Zgjedhjet Presidenciale/ Taravari: Drejtësi për rastet e montuara politike!

Kandidati presidencial I koalicionit VLEN gjatë një tubimi në Likovë të Kumanovës, është zotuar për më shumë drejtësi, sic tha, për rastet e montuara politike.

“Do të sjellim më shumë drejtësi, fillimisht për rastet e montuara politike, ku do të angazhohemi për drejtësi dhe dëmshpërblim të atyre shqiptarë që janë mbajtur padrejtësisht në burg. Nuk e harrojmë kurrë ushtarin e lirisë dhe banorin e kësaj ane, Rexhail Qerimi, i cili padrejtësisht u mbajt në burg për 13 vite dhe ndërroi jetë në qeli kur dihej botërisht se ai nuk kishte asnjë lidhje me atë për të cilën akuzohej”, theksoi Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share