Zgjedhjet Presidenciale/ Po jepen mesazhet e fundit – Ashpërsohet retorika?!

Mickoski nëpër Ambasada premton se prioriteti i tij i parë do të jetë futja e Bullgarëve në Kushtetutë. Kështu ka deklaruar në tubimin në Strumicë, kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, Mickoski ndryshe flet nëpër Ambasada e ndryshe në tubimet partiake.

STEVO PENDAROVSKI – LSDM DHE KOALICIONI

“Para dy ditëve një përfaqësues I partisë së tyre simotër nga Gjermania – CDU, duke dhënë deklaratë për mediat maqedonase ka thënë se ka biseduar me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së dhe me Mickoskin dhe ka marrë zotime të fuqishme se ndryshimet kushtetuese janë prioritet I tyre”

Sjellja e BDI-së është kulmi i “sulltanatit” në Maqedoni, ka qenë mesazhi nga tubimi në Berovë i kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova.

GORDANA SILJANOVSKA – VMRO DPMNE DHE KOALICIONI

“Jo vetëm që e privatizuan shtetin, por ndërtuan kala nëpër institucionet shtetërore. Po sillen si konsuj romak. Grubi ia jep Ministrinë, ndërtesën “sulltanit” Ali Ahmeti që ai atje të takohet me diplomatë madje edhe të këndojë. Nuk duhet të lejojmë që shteti të shkatërohet”

Kandidati presidencial i Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka qëndruar në Malësinë e Tetovës ku ka vizituar Bozovcën, Veshallën, Shipkovicën, Lisecin, Brodecin, Gajren dhe fshatra tjerë.

Ai nëpër rrjetet sociale edhe një herë ka postuar përgjigjen e tij ndaj retorikës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së.

BUJAR OSMANI – FRONTI EVROPIAN

“Duke ecur në Shkup, pashë bilbordat e partisë opozitare VMRO-DPMNE, shkruante: “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e Jotja”. Kinse Maqedonia nuk është e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi Kryeministrin Talat Xhaferi, për shkak se kemi Ministrin e Jashtëm apo të Financave. Cfarë fjalori është kjo? Deri kur këto ndarje të shtetit “I joti” dhe “I imi”

Kandidati presidencial i koalicionit VLEN gjatë një tubimi me mërgatën në Cyrih të Zvicrës, tha se Maqedonia gjendet para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm.

ARBEN TARAVARI – VLEN

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi.

“Levica” po i trondit themelet e kësaj shoqërie – tha në Manastir kandidatja presidenciale, Biljana Vankovska, duke bërë publike urimet që kanë mbërritur në adresë të saj nga Partia Komuniste e Indisë dhe “majtistët” e Irlandës.

BILJANA VANKOVSKA – “LEVICA”

“Kundërkandidatët thonë se do ta bëjnë Maqedoninë evropiane. Gjithë këtë tregim për BE-në dua ta shpoj si tullumbacen dhe të shihet se pas këtij tregimi nuk ka përrallë. Thonë do ta kremtojnë 9 majin – Ditën e Evropës. 9 Maji është dita e fitores mbi fashizmin. Sot përballemi me neofashizmin”

“Nuk do të heshti dhe jam I gatshëm ta jap kokën për dinjitetin e Maqedonisë” – ka qenë mesazhi i kandidatit presidencial të koalicionit “Me guxim për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski gjatë tubimit në Karposh.

STEVÇO JAKIMOVSKI – “GROM”

“Jemi të vetëm ku na kërkojnë të ndryshojmë emrin, flamurin, çështjet identitare, nuk na pranojnë personalitetet historike, kurse vazhdimisht na gënjejnë. Vetëm Bullgarët t`i futim në Kushtetutë dhe do të ketë “mjaltë e qumësht”. Unë them JO. Ose do të na pranoni me dinjitet ose do të mbetemi ku jemi”

“Është koha që qytetarët ta marrin fatin në duart e tyre. Të tjerët I kemi lexuar si abetare” – tha gjatë tubimit në Manastir, kandidati presidencial I Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitriveski.

MAKSIM DIMITRIEVSKI – “ZNAM”

“Mjaft jemi duke shikuar se si BDI-ja i rrotullon rreth gishtit të vogël dhe bashkë me njërin dhe tjetrin ndërtojnë shoqëri dy-etnike. Ka edhe të tjerë. Këtë shtet e ka bërë populli maqedonas. Për këtë shkak maqedonasi duhet të ngritet dhe të thotë – Mjaft! Është koha për ndryshime”

Shtatë kandidatët presidencial janë duke rrumbullaksuar tubimet dhe takimet me qytetarët dhe përgatiten për tubimet qendrore, ku do të jepen mesazhet përfundimtare në prag të heshtjes zgjedhjore dhe rrethit të parë të zgjedhjeve më 24 prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share