Zgjedhjet presidenciale në Slloveni

Votohet për pasardhësin e Borut Pahor

Qytetarët në Slloveni po votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë shtatë persona nga te cilet tre jane kandidatët kryesorë. Është e paqartë se cili do të jetë fituesi. Sipas sondazheve ish-ministri i Jashtëm, djathtisti Anze Logar do të fitojë 30% të votave, pasuar nga kandidatja e pavarur e qendrës, Natasa Pirc Musar me rreth 20% të votave. Ndërkaq, socialdemokrati Milan Brglez, që ka mbështetjen e qeverisë, do të fitojë 17% të votave.

Sondazhet kanë sugjeruar se asnjëri nga kandidatët nuk do të fitojë mbi 50% të votave për të fituar zgjedhjet në rundin e parë. Kjo nënkupton se dy kandidatët që do të marrin më së shumti vota do të përballen në rundin e balotazhit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Posti i presidentit në Slloveni konsiderohet gjerësisht si post ceremonial.

Zgjedhjet në Slloveni – shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s – shihet si test për qeverinë liberale në mes të një krize që është nxitur nga lufta në Ukrainë.

Presidenti aktual, Borut Pahor, ka shërbyer dy mandate të plota pesëvjeçare dhe nuk mund të garonte për një mandat të tretë. Gjatë dy mandateve, Pahor ka tentuar që të jetë një urë mes ndarjeve në skenën politike të Sllovenisë, shtet që ende është burim i tensioneve politike.

Pahor shpesh cilësohet nga publiku si “president i Instagramit”, për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale. Ai ka mbështetur iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe integrimin e shpejtë të gjashtë shteteve ballkanike në BE.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share