Zgjedhjet Presidenciale, Mali i Zi nën sulmet kibernetike

Agjencia kërkon bashkëpunimin e ndërkombëtarëve

Mali i Zi po përballet me sulme kibernetike, disa ditë përpara mbajtes së zgjedhjeve presidenciale të 19 Marsit. Lajmi jepet nga qeveria malazeze, e cila njofton gjithashtu se do të marrë të gjitha masat brenda juridiksionit të tyre për të parandaluar sulme të mundshme.

Për këtë, ajo kërkon koordinim me institucionet shtetërore, sektorin privat dhe mbi të gjitha me partnerët ndërkombëtarë.

“Ka një tendencë të dukshme të rritjes së sulmeve DDoS gjatë ngjarjeve të rëndësishme politike si në rajonin tonë ashtu edhe në nivel global. Rrjedhimisht, është e nevojshme të rritet edhe niveli i mbrojtjes së shërbimit në institucionet shtetërore, qendrat mediatike, si dhe në organizatat që merren me monitorimin e proceseve zgjedhore”.

Qeveria e Dritan Abazoviç nuk bën publike origjinën këtyre sulmeve se nga cili shtet vijnë, porse Ballkani, ka qenë shpeshherë pre e sulmeve kibernetike në vend me synim destabilizmin e rajonit. Këtu mund të përmendim edhe sulmet kibernetike të vitit të fundit në Shqipëri nga Irani.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share