Targat RKS, serbët i tremben hakmarrjes

Dy makina u dogjën pasi hoqën ato serbe

Kjo pamje me targa serbe në Kosovë vazhdon të jetë prezente në veri. Vetëm 9 vetura janë kthyer në targa RKS kur kanë mbetur edhe më pak se tri javë deri në përfundim të afatit nga qeveria për zëvendësimin e targave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por interesimi është shumë i ulët në veri.

Edhe ato dy vetura kanë përfunduar të djegura brenda natës dhe më nuk ka ndodhur asnjë regjistrim i ri në komunat veriore.

Si rrallëherë qytetarët serbë në veri hezitojnë të flasin para kamerave për këtë çështje apo përgjigjen formalisht.

“Unë nuk di asgjë, nuk po kuptoj”.

“Nuk jam as i informuar, as nuk na kanë informuar… Jo, jo, jo s’kemi informacion”.

Prapa kamerave ata thonë se janë mes dy zjarresh, t’i zëvendësojnë targat serbe me RKS u digjen veturat dhe askush nuk ua kompenson, ndërsa nëse nuk i zëvendësojnë atëherë nga 1 Nëntori nuk mund të qarkullojnë lirshëm.

Procedurat për zëvendësimin e targave për qytetarët serbë janë të lehtësuara ndërsa janë të liruar nga të gjitha pagesat. Qeveria u ka dhënë afat qytetarëve serbë që deri më 1 Nëntor t’i zëvendësojnë targat serbe në RKS.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share