Zgjedhjet presidenciale/ Fushata hynë në garën finale – kandidatët intensifikojnë zotimet!

Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, nga Buteli bëri thirrje për mbështetje të kandidaturës së tij, sic tha, që qytetarët të marrin garanca se Maqedonia e Veriut do të jetë vend evropian.

“Maqedonia ka Kushtetutë të mirë, ku përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike. Do t`i futim edhe ata që nuk janë. Nuk kemi nevojë për Kushtetutë të re, nuk kemi nevojë të negociojmë për marrëveshje të reja me Greqinë dhe Bullgarinë, nuk kemi nevojë t`i rinegociojmë marrëveshjet me BE-në. Ne kemi nevojë t`i përmbushim obligimet dhe për katër a pesë vite të bëhemi anëtare fuqiplotë e BE-së, atje ku qëmoti meritojmë të jemi” , tha Stevo Pendarovski.

Kandidatja Presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova nga tubimi në Kriva Pallankë, ka deklaruar se në duart e qytetarëve është procesi i ndryshimeve në vend.

“Ky pushtet nuk krijon politika racionale. Të krijonte ne nuk do të ndjeheshim të nënçmuar. Para se të vendosni, shtroni pyetjen – a jetoni më mirë? A jeni krenarë me këtë qeverisje? A mendoni se janë krenarë me Maqedoninë nëse druajnë ta shqiptojnë këtë emër? A janë krenarë me ata që dhanë jetën për Maqedoninë, por veprojnë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe sipas interesave personale dhe të oligarkëve. Po vjen ora e largimit të këtij pushteti të delegjitimuar”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Retorika dhe kërkesat e VMRO-DPMNE-së për 61 deputetë paraqesin nacionalizëm hakmarrës tha Kandidati Presidencial i Frontit Evropian, Bujar Osmani, gjatë një tubimi në Vrapçisht të Gostivarit.

“A nuk u dakorduam që ky shtet është I përbashkët? A nuk u dakorduam se ky shtet sa është i imi është i turqve, maqedonasve, boshnjakëve, romëve? A nuk u dakorduam se do të krijojmë mundësi të barabarta për secilin pavarësisht se prej ku vjen, cfarë gjuhe flet, cfarë feje ka, cfarë familje ka? Dhe, përsëri ne kemi zgjedhje ku kemi një alternativë nacionaliste që thotë ta kthejmë dinjitetin dhe ta kthejmë shtetin. Unë atë që e lexoj mes rreshtave është një nacionalizëm hakmarrës ndaj të gjithë ne. Është një kërkesë për 61 deputetë, që të na përjashton edhe ne, turqit, romët e boshnjakët, nga vendimarrja”, tha Bujar Osmani.

Diaspora din të sensibilizohet për të bërë ndryshimin– tha kandidati prtesidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, gjatë një tubimi me mërgatën në Berlin.

“U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plot njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”, tha Arben Taravari.

Emërimi i diplomatit grek Mihail Rokas në pozitën e Ambasadorit të ardhshëm të BE-së në Shkup, sipas kandidates presidenciale të “Levicës” paraqet provokim të pastër.

“Tani që Bashkimi Evropian “kamxhikun” ia jep një greku, është një provokim dhe kërcënim i pastër. A jemi duke e kuptuar se jemi shtet i robëruar në kuptimin e plotë të fjalës?! Kur shumica e “partive të mëdha” dhe kundërkandidatët e mi janë gati për të puthur dorën dhe t`ia lexojnë Marrëveshjen e Lisboën, unë mbetem zëri i vetëm i rezistencës. “Prespa” duhet të shfuqizohet!”, tha Biljana Vankovska.

Kandidati presidencial i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, gjatë tubimit në Veles liderit të VMRO-DPMNE-së Mickoskit I përcolli mesazhin se pa “linja të kuqe” të definuara për Maqedoninë, nuk do të ketë bisedime për koalicione të ardhshme.

“Opozita aktuale kurse pushteti I djeshëm, japin disa oferta për strategji kombëtare, që janë ide të Lëvizjes “Znam”. Nga Velesi dua t`u dërgoj një mesazh. Para se të ulen me ne në tavolinë, duhet ta pastrojnë problemin kryesor – veprimet korruptive të pushtetit të mëparshëm. Pa “linja te kuqe” të definuara për Maqedoninë s`ka negociata për koalicione. Mickoski të ketë kujdes se cfarë ofertash bën publike, për shkak se për ne, fjala është fjalë. Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Lëvizjen “Znam”, por jemi të gatshëm të jemi edhe opozitë”, tha Maksim Dimitrievski

Në Maqedoni kemi 330.000 pensionistë dhe në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi dikush duhet të kujdeset për pensionistët. Zotimi vjen nga kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, I cili propozon përkujdesje institucionale për këtë kategori të qytetarëve.

“Nëse fëmijtë I kemi jashtë vendit, kush do të kujdeset për prindërit e tyre? Duhet të hapen azile pensionistësh, së paku 15 azile nëpër qytete të Maqedonisë. Për pensionistët duhet të ketë përkujdesje institucionale. Propozoj të ndërtohen qendra geriatrike në kuadër të spitaleve të përgjitshme që qytetarët në situatë të rëndë shëndetësore të marrin trajtimin e duhur. Njëkohësisht propozoj që asnjë familje pensionistësh të mos ketë të ardhura nën 25.000 denarë”, tha Stevco Jakimovski.

Kandidatët presidencial kanë edhe dy ditë kohë për t`I promovuar programet e tyre, pasi më 22 prill hynë në fuqi heshtja zgjedhore./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share