Zgjedhjet Presidenciale/ Dita e 11-të: Mesazhe BE-së, Amnistia, Dy koncepte, Ndryshime… !

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

“Mickoski i ka ngatëruar gjërat me ish-Presidentin Ivanov. Nuk kam amnistuar askend e as që do t`i amnistoj në të ardhmen kriminelët”. Ky ishte mesazhi i kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit në Tetovë, ku ka përgënjeshtruar zërat për amnistimin e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, I cili vazhdon të jetë i arratisur në Hungari.

“Mickoski ka frikë që të mos i kthehet Gruevski, për shkak se nëse kthehet, dihet se kush është shefi atje. Më akuzojnë vazhdimisht se do ta amnistoj Gruevskin përmes ndryshimeve të Kodit Penal. A e sheh dikush Gruevskin në Maqedoni? Si e kam amnistuar? Gruevski është atje ku është. Por, frika është e madhe dhe I del para syve Mickoskit, që rastësisht mos kthehet Gruevski”, tha Pendarovski.

Kandidatja Presidenciale e VMRO-DPMNE-së, ka prezantuar programin në Komuna të Shkupit. Ajo ka kërkuar rritjen e përfaqësimit të grave në politikë, por ka dërguar edhe një mesazh për BE-në.

“Paramendoni nëse me të ëvrtetë BE-ja të na shtrinte dorën qysh në 2008. Gjithcka do të ishte ndryshe. Por, inkurajuan kanibalët ballkanik dhe ata po sillen si cezarë dhe bonapartë karikatural. Reformat muk duhet të paraqesin floskula por vendi duhet që në shtëpi t`i vendos standardet”, tha Gordana Siljanovska.

Karvani i kandidatit presidencial të “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, ka qëndruar në Prespë, Ohër dhe Manastir.

“Këto zgjedhje vëllezër dhe motra nuk janë zgjedhje të rëndomta, janë betejë ndërmjet dy koncepteve o integrimi o izolimi, o bashkëjetesa dhe harmonia ndëretnike, o tensionet dhe konfliktet ndëretnike, o progresi ekonomik o ngecja e vazhdueshme, këto janë dy ofertat që na ofrohen në këto zgjedhje”, tha Osmani.

Kandidati Presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka qëndruar në rajonin e Kumanovës.

“Do të garantojë demokracinë dhe sigurimin e shtetit të së drejtës, do të përkrahim të gjitha shtresat e veçmas rininë, përmes mbështetjes institucionale të orientuar në teknologji e inovacion do të krijojmë mundësi të reja për rininë tonë, mundësi të reja përmes granteve dhe çmimeve presidenciale”, tha Taravari.

Kandidatja presidenciale e “Levicës” nga Ohri ka përsëritur synimet për Kushtetutë të re. Sipas saj, Kushtetuta e vjetër, sic tha, është tribalistik, etnonacionalistik dhe ndanë në vend që të bashkojë.

“Agjenda ime parasheh nismën për miratimin e një Kushtetute të re, nëse jo në 2024 të paktën në 2025. Kuptohet fjalën e fundit do ta ketë parlamenti. Por, përmes debatit, të bëjmë dicka sikurse Kili, të bëjmë një parlament që do ta krijojë Kushtetutën, të ofrojmë një model që do të jetë i kapshëm edhe për publikun”, tha Vankovska.

Kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, ka qëndruar në Kriva Pallankë. Para qytetarëve ai ka shpalur pjesë të programit të tij, duke u zotuar për krijimin e kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

“Çelësi i angazhimit dhe betejës sonë është që të krijojmë kushte që të rinjtë dhe ciftet e reja bashkëshortore mos të largohen nga Maqedonia. Po largohen për shkaqe ekonomike, por pjesa më e madhe për shkak të mungesës së sistemit. Ata duan të funksionojë sistemi gjyqësor, administrate shtetërore, të ketë treg funksional të tregut, ekonomi funksionale, ndërmarrje të vogla dhe të mesme të zhvilluara, por duhet të ketë edhe investime”, tha Jakimovski

Lëvizja “Znam” dhe qytetarët do t`u japin kartonin e kuq pushtetit dhe do ta këndellin opozitën – ishte mesazhi I kandidatt presidencial Maksim Dimitrievski nga tubimi në Prilep.

“Atë që do ta shkruajmë dhe do ta themi, do ta realizojmë. Për dallim nga ata për të cilët luftuam për të ardhë atje ku janë, edhe gjatë kohës së “Revolucionit laraman” dhe para tij dhe më vonë, për mua fjala është fjalë dhe ende vlerësoj se nuk ka drejtësi dhe nuk ka paqe, por do të ketë”, tha Dimitrievski.

E diela shënon ditën e njëmbëdhjetë të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët por edhe partitë politike kanë intensifikuar tubimet dhe takimet me qytetarë, por nuk mungon as edhe retorika e ashpër në adresë të kundërkandidatëve dhe oponentëve politik./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share