Korrupsioni ka hyrë në çdo sferë të shoqërisë dhe për shkak të padrejtësive të rinjtë largohen nga vendi – tha kandidati presidencial I Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski gjatë tubimit në Kumanovë.
“Do të ketë drejtësi, kur në vendin e duhur të vijnë, njerëz të duhur, të përgjegjshëm, për shkak se, jo vetëm që na gënjyen, por hoqën dorë edhe nga populli, nga vlerat e Manifestit të Krushevës dhe ASNOM-i dhe gjithcka që është e shenjtë për Maqedoninë. Në këto zgjedhje humbje katastrofike do të pësojë LSDM-ja, kurse VMRO-ja nuk do të fitojë. Para 5 viteve I ndihmova dikujt të bëhet president dhe ai erdhi në Kumanovë dhe tha se kur Kryebashkiaku juaj të humbas, do të na bashkangjitet. Po I përgjigjem – asnjëherë, ndoshta edhe atëherë jo! – tha Dimitrievski, ZNAM. /tvklan.mk/