Nëse Mickoskit i intereson se kush nga bashkëpunëtorët e tij të afërt ka qenë tek, do t`i tregoj.
Në këtë mënyrë, kandidati presidencial Stevo Pendarovski, nga tubimi në Gazibabë ka komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së, se në kabinetin e tij ka patur bisedime sekrete për amnistimin e politikanëve.
“Nuk ka patur takime sekrete. Por, nëse Mickoski dorëzon dëshmi, unë them se nuk ekzistojnë, unë mund ta pyes nëse i intereson se kush ka kërkuar takim me mua dhe t`i them data, emra, mbiemra, për shkaks e bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e tij të afërt në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Nëse do mund t`i them se çfarë kërkuan prej meje”, tha Stevo Pendaerovski.
Më shumë gra në Armatë dhe ARMV-ja t`I përmbush standardet e NATO-s, kanë qenë zotimet e kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së. Ajo gjithashtu ka deklaruar se gjuha e urrejtjes nuk I ngjan LSDM-së, por vazhond ta kundërshtojë edhe idenë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend.
“Problemi është i atyre që nuk duan që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët, por këtë ta bëjë parlamenti. Patjetër të ketë zyra popullore ku presidenti do t`i dëgjojë problemet dhe sygjerimet e qytetarëve. Presidenti ka obligim të rëndësishëm edhe në krijimin e gjyqësorit të pavarur përmes Këshillit Gjyqësor”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
Nga Dibra, kandidati presidencial I Frontit Evropian, Bujar Osmani, tha se në zgjedhjet e dyfishta në vend vendoset mes dy koncepteve – rrugëtimit evropian dhe supremacisë që kërkon 61 deputetë.
“Vendi jonë, shteti jonë, fati jonë, familjet tona, fëmijët tanë janë vendosur në mes dy alternativave ose në atë të integrimit ose në atë të izolimit, ose të bashkëjetesës, ose të supremacisë që kërkon 61 deputetë. Prandaj, po e nis edhe një herë me thirrjen ndaj kundërkandidates sime, Gordana Siljanovska Davkova, si përfaqësuese e alternativës së izolimit -eja në debat me mua”, tha Bujar Osmani.
Kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, gjatë tubimit në Zhelinë është zotuar për lidhje më të ngushta me Prishtinën dhe Tiranën.
“Me VLEN nuk ka më projekte në kurriz të Kosovës, por faktorizim të shteteve sovrane shqiptare. Do të kemi koordinim të plotë me dy shtetet shqiptare, e Shqipërinë dhe Kosovën. Do të theljojmë lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën sepse ata janë vëllezërit tanë të gjakut”, tha Arben Taravari.
Kina është vendi që ofron shumë në fushën ekonomike, kurse nuk kërkon asgjë politikisht – tha gjatë një interviste për 360 shkallë, kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska. Sipas saj, Perëndimi po shndërrohet anti-intelektual.
“Perëndimi po humb vertikalen moirale, po miltarizohet dhe bëhet anti-intelektual. Cdo problem ka nis ta zgjidh me armë. BE-ja fatkeqësisht është e involvuar edhe në Gazë edhe në Ukrainë. Kur flet Makroni – kush flet? NATO ose BE?”, tha Biljana Vankovska.
Kandidati presidencial i koalicionit që ushëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, paralajmëroi reforma në funksionimin e pushtetit lokal.
“Si president I ardhshëm, do të propozoj reforma në pushtetin e katërt – në pushtetin lokal për shkak të funksionalitetit më të madh të vetqeverisjes lokale duke marrë parasysh se ky pushtet është më afër qytetarëve dhe servis për qytetarët”, tha Stevço Jakimovski.
Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “Znam” riaktulizoi temën e mungesës së debatit presidencial.
“U bëj thirrje kundërkandidatëve, para së gjithash dy nga më të favorizuarit në bllokun maqedonas dhe shqiptar që të mos ikin nga debatet dhe t`u japin mundësi qytetarëve që t`I dëgjojnë planet tona”, tha Maksim Dimitrievski.
Ndërkohë, për mungesën e debatit presidencial kanë reagur edhe organizata civile. Nëpër rrjete sociale shpërndahet një peticion me thirrjen “Patjetër të ketë Debat të kandidatëve Presidencial”./tvklan.mk