Zgjedhjet presidenciale/ Aktivitete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, janë akredituar gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, prej të cilëve  342 vëzhgues dhe përkthyes vendor dhe 568 të huaj.

Për shkak të procedurës së ndërrimit të dokumenteve që janë me emrin e vjetër të shtetit, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim apo dokument të udhëtimit që u ka skaduar afati në periudhë prej nëntë muaj deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Për herë të parë, zgjedhjet mbahen ditën e mërkurë dhe jo të dielën, me ç’rast 24 prilli dhe 8 maji do të jenë ditë jopune.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autobusët e Ndërmarrjes për Transport Publik “Shkup” në ditën e zgjedhjeve do të punojnë sipas orarit të së dielës.

Në zyrën e Avokatit të popullit, të mërkurën prej orës 7:00 deri në orën 19:00, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç kumtoi Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup por edhe zyrat rajonale në Strumicë, Kërçovë, Tetovë, Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Avokati i popullit paralajmëron se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cilat, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve në  realizimin e të drejtës së tyre të garantuar./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share