Zgjedhjet Presidenciale 2024 – Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e vetme e VMRO DPMNE-së

Profesorja dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova ka aplikuar në shpalljen publike të VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, njoftoi kjo parti pasditen e sotme. Kandidimi i saj do të vendoset nga delegatët e Konventës për përzgjedhjen e një kandidati presidencial, e cila do të mbahet më 2 mars 2024.

“Në lidhje me thirrjen publike për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për President të Republikës së Maqedonisë, e informojmë opinionin se sot skadon afati për paraqitjen e aplikacionit. Për të njëjtën ka aplikuar Dr. Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka dorëzuar planin, programin e punës dhe numrin e nevojshëm të nënshkrimeve të delegatëve”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Gordana Siljanovska-Davkova ishte profesoreshë e së Drejtës Kushtetuese dhe Sistemit Politik në Fakultetin Juridik Justiniani I. Ajo është eksperte për zgjedhjet e OKB-së dhe nënkryetare e grupit të Ekspertëve të Pavarur për Vetëqeverisjen Lokale në Këshillin e Evropës. Është autore e qindra punimeve shkencore për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik. Siljanovska – Davkova është deputete aktuale. Ajo ishte kandidate e VMRO-DPMNE-së edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share