Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme vendosi që zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës të mbahen më 20 gusht 2022 ndërsa të sëmurët dhe të pafuqishmit dhe të gjitha kategoritë tjera që sipas ligjit kanë të drejtë vote, mund të votojnë një ditë më parë më 19 gusht.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin e Tetovës fillon më 31 korrik në ora 00:00 dhe zgjat deri më 18 gusht deri në ora 00:00, njoftoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
Në seancën e Qeverisë më 14 qershor është marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në pajtim me një nga kushtet e nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen nëse nuk miratojnë llogarinë përfundimtare dhe buxhetin deri më 31 mars që parashikohet nga dispozita ligjore./MIA