Zgjedhjet parlamentare/ Fronti Evropian dorëzoi listën e deputetëve

Fronti Europian ka dorëzuar në KSHZ listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare.

Në njësinë zgjedhore 1 bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, në Njësine Zgjedhore 2, bartës liste është Sadulla Duraku, në njësinë tre Sulejman Baki, në njësinë 4 Enver Husein, në njësinë 5 Ziadin Sela dhe në njësinë Zgjedhore 6 do të jetë Ali Ahmeti.

“Fronti Europian e ka mbështetur fuqishëm Programin dhe kauzën e përbashkët – integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe ndalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend dhe më gjerë. Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët”, tha Arbër Ademi.

I pyetur nëse ka pasur pakënaqësi brendapartiake, pasi në lista nuk gjenden emrat e deputetëve që gjatë kësaj përbërje parlamentare kanë qenë më të zëshme, Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik dhe se të gjitha vendimet janë marrë në mënyrë unanime.

“Nuk bëhet aspak fjalë për pakënaqësi, ai është vendim i partisë, ne i kemi sjell njëzëri të gjitha vendimet edhe në kryesinë qendrore edhe në këshillin e përgjithshëm dhe gjithnjë udhëhiqemi nga ajo që të kemi rezultat sa më të mirë”, tha Arbër Ademi.

Në listën e kandidatëve për deputetë, nuk ndodhet Arbër Ademi që gjatë këtij ka qenë koordinator i grupit parlamentar, si dhe disa deputetë të tjerë, ndërkaq në lista janë rikthyer disa figura të vjetra partiake që viteve të fundit nuk kanë bartur funksione zyrtare./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share