Zgjedhjet Parlamentare/ Fronti Europian e nisi me seancën e improvizuar Parlamentare

Sot, Fronti Europian në Shkup ka mbajtur seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare si dhe ka bërë inaugurimin e kandidatit fitues të zgjedhjeve presidenciale, Bujar Osmani nga ana e Kuvendit të posazgjedhur.

Seancën konstituive të Kuvendit e ka hapur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si deputeti më i vjetër dhe duke i përshëndetur deputetët dhe të pranishmit fillimisht ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në pajtim me rregulloren e Kuvendit i emërojë deputetët e zgjedhur Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Ilaz të cilët sipas nevojës do të mund të më zëvendësojnë me kryesim të seancës” – tha Ali Ahmeti.

Pas zgjedhjes së Ziadin Selës për kryetar të Kuvendit, si pikë e tretë e rendit të ditës propozohen ndryshimet kushtetuese me çka edhe popujt bullgar, kroat, malazez, slloven, herbenj dhe egjiptian bëhen pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes votimit për ndryshim të kushtetutës me votim të 120 deputetëve.

“Sot kushtetuta e vendit pasurohet edhe me pakicat tjera të cilat do të bëhet pjesë e preambulës së shtetit dhe kur jemi te pakicat, unë ndajë bindjen se në fund të ditës, sistemet politike duhet të reflektojnë realitetin etnik që kanë ato vende” – deklaroi Sela.

Si pikë e katërt e rendit të ditës ishte Deklarata solemne e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pas fjalimit të Bujar Osmanit, u konstatua e mbyllur seanca e parë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share