Zgjedhjet Parlamentare/ Ahmeti: Askujt nuk i pëlqen Uniteti i Shqiptarëve – Përballë kemi VMRO-në e jo Opozitën Shqiptare

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

AHMETI: ASKUJT NUK I PËLQEN UNITETI I SHQIPTARËVE – PËRBALLË KEMI VMRO-në E JO OPOZITËN SHQIPTARE!

Me plis të bardhë në Hasanbeg, në tubime në Likovë e Haraçinë, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, sërish u bëri thirrje shqiptarëve që të reshtohen me Frontin Evropian, pasi sipas tij, përmes këtij fronti vendi do të hapërojë drejt integrimit evropian.

Ahmeti I bëri ftesë edhe opozitës shqiptare që të bashkohet në këtë Front.

“Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve. Ne përballë kemi VMRO-në, të vegjël janë këto tanët. Le të vijnë me ne. Ne I kemi vëllezër të gjithë. Vërtetë keni për cka të votoni për drejtues të mirëfilltë, do ja shohim hajrin të gjithë”, u shpreh Ahmeti.

Ali Ahmeti kishte edhe një mesazh për bashkëqytetarët maqedonas. Ai tha se Traktati I Miqësisë me Bullgarinë dhe Ndryshimi i Kushtetutës nuk rrezikon popullin maqedonas.

“Nuk ka të bëjë me asgjësim e tjetërsim të bashkëqytetarëve taë maqedonas, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Ndryshimi I Kushtetutës. Asgjë nuk e rrezikoi Marrëveshja paqësore e Ohrit, as identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas as integritetin e shtetit”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Fronti Evropian, sonte në ora 20.00 mban tubimin përmbyllës për zgjedhjet e 8 majit.

Tubimi do të mbahet në sheshin e Tetovës, ku pritet të jenë pjesëmarrës të gjithë partitë pjesë e këtij fronti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share