Zgjedhjet në veri, Kurti u kërkon ambasadorëve ta lënë Kosovën të marrë vendime vet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, që ta lënë Kosovën që të marrë vet vendimet lidhur me mbajtjen ose shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se nuk po i dëgjon këshillat e partnerëve ndërkombëtarë, tha se janë në koordinim të plotë me ta, por shtoi se “ambasadorët duhet të kuptojnë se nuk janë ministra” dhe se as krerët e shtetit nuk mund të jenë zëvendësministra të tyre, njofton Klankosova.tv.

“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorë të Quint-it, por nuk bëhen dot ministra e as ne zëvendësministra të tyre. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata s’e dëshirojnë këto”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jemi në një fazë të ndjeshme por do të thosha progresive në kontekstin demokratik e civilizues të fjalës”, tha Kurti.

Madje, Kurti kërkoi edhe mbështetjen e ide konkrete të opozitës lidhur me zhvillimet e fundit në vend, njofton Klankosova.tv.

“Duhet ta kuptoni se shumëçka që po ndodh është çështje e shtetit të Kosovës, e ne përpiqemi me aq sa jemi e dimë që të jemi në shërbim të kësaj dhe të jemi në nivelin e detyrës si zyrtarë shtetërorë. Prandaj, është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe si mbështetje publike edhe me ide konkrete. Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, unë kurrë nuk i barazoj serbët pavarësisht çka thonë e bëjnë”, tha Kurti. /Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share