Zgjedhjet në Turqi, Erdogan pranon humbjen: Pikë kthese për partinë, s’morëm rezultatin e dëshiruar

Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.

Imamoglu kryesoi në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.

“Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në vitin 2008 dhe tani shihet nga analistët si një sfidues i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”, tha Imamoglu.

Presidenti turk pranoi humbjen. “Fatkeqësisht nuk arritëm të arrijmë rezultatin që donim në zgjedhje”. Kështu u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi nga selia e partisë së tij AKP në Ankara, të transmetuar nga TV shtetëror TRT.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke fituar”, shtoi ai, “Sot fituan 85 milionë turq, humbja duhet të jetë një pikë kthese për partinë tonë. Zgjedhjet janë momenti kyç i demokracisë, momenti kur populli tregon rrugën. I falënderoj të gjithë ata që kanë punuar shumë që qytetarët tanë ta kalojnë sot të qetë dhe rregullisht.

Në të kaluarën kemi pasur probleme në juglindje dhe përplasje, presion ndaj qytetarëve dhe kërcënime. Probleme që tani janë e kaluara, sepse sot kemi dhënë një leksion demokracie dhe e gjithë Turqia duhet të jetë krenare për këtë. Demokracia është fituesja e vërtetë sot”, tha Erdogan.

Kreu turk më pas nënvizoi se partia e tij do t’i rikthehet punës, duke theksuar se humbja duhet të jetë një pikë kthese për partinë.

“Nuk morëm rezultatin që prisnim, tani është koha të analizojmë dhe të veprojmë me guxim, në 22 vitet e fundit janë bërë 18 zgjedhje dhe pothuajse gjithmonë kemi fituar, këtë herë nuk ka shkuar kështu, por në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë dhe kjo humbje duhet të jetë një pikë kthese”.

Në Ankara, kryeqytetin turk, mijëra mbështetës u mblodhën gjatë natës duke valëvitur flamujt e CHP-së për të ndjekur një fjalim të kryetarit të bashkisë Mansur Yavas, i cili mundi kundërshtarin e tij të AKP-së, në një tjetër goditje për presidentin Erdogan. Në Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavas kryesoi me 60.26% të votave kundrejt 31.79% të kundërshtarit të tij me 98.8%.

“Zgjedhjet kanë përfunduar, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Ankarasë dhe gjashtë milionë banorëve të saj pa diskriminim,” tha ai. Ndërkohë, një turmë e madhe u mblodh jashtë bashkisë së Ankarasë për të festuar fitoren e Mansur Yavas.

Në Izmir, një bastion historik i Kemalistëve, me 98,6% të votave të numëruara, kandidati i CHP-së Cemil Tucay kryeson me 48,90% ndaj kandidatit të Erdoganit, Hamza Dag, me 37,16%.
“Populli ka fituar, Smyrna ka fituar. Votuesit kanë zgjedhur të ndryshojnë fytyrën e Turqisë pas 22 vitesh qeverisje nga partia islamike-konservatore AKP”, tha kreu i Partisë Republikane Social Demokrate.

Fusha kryesore e betejës për presidentin 70-vjeçar turk ishte Stambolli, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994. Imamoglu fitoi 51.04% të votave në Stamboll, ndërsa kandidati i AKP-së, Murat Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, mori 39.62%, sipas Anadolu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share