Zgjedhjet në Serbi, Presidenti Begaj uron Shaip Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!”, i deklaroi atij Presidenti Begaj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share