Zgjedhjet në RMV/ BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së!

Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

“Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.”, tha Ana Pisonero.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”.

“Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, tha Ana Pisonero.

Lidhur me çështjen e procesit gjyqësor kundër kryebashkiakut shqiptar, pjesëtar i pakicës greke në Shqipëri, Pisonero deklaroi se Komisioni nuk komenton procedura të cilat janë në rrjedhë, por konsideorn se çështjet bilaterale nuk do të duhej të ishin arsye për bllokimin e procesit negociues./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share