Zgjedhjet në Greqi, Exit poll-et: Mitsotakis triumfon me 11 përqind më shumë vota

Me t’u mbyllur qendrat e votimit kanë dalë dhe exit poll-et e para në Greqi. Sipas asaj që raporton Protothema, Demokracia e Re e drejtuar nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis ka siguruar një fitore të qartë e të pastër ndaj SYRIZA-s, me 11 përqind më shumë të votave.

Gjithnjë sipas exit poll-eve, Demorkacia e Re pritet të marrë 36-40 përqind të votave. Ndërsa SYRIZA e Alexis Tsipras mbetet pas me 25-29 përqind të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të ketë qenë mbi 48.76%.

Rreth 9,8 milionë qytetarë votuan këtë të diel në Greqi, në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur 300 anëtarët e parlamentit grek për një mandat 4-vjeçar. 400 000 ishin votues për herë të parë, të cilët kanë mbushur këtë vit 17 vjeç.

Procesi u parapri ditën e shtunë nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit. Rreth 23 mijë qytetarë me nënshtetësi greke kanë votuar në të gjithë botën.

Janë shtatë shqiptarë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi. Ndërsa sa i përket shqiptarëve të cilët kanë të drejtë vote në shtetin fqinj mendohet se janë 200 mijë persona./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share