Për zgjedhjet parlamentare në Bullgarinë fqinje, votohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Raportohet për 169 votues të regjistruar. Përveç ambasadës, votimi po mbahet edhe në Strumicë, Manastir, Ohër, Kavadar, Prilep. Në brendësi të vendit votimi zhvillohet në hotele, ambiente private, qendra tregtare. Sipas listës zgjedhore, 15 persona kanë kërkuar të votojnë në Shkup, por deri në mesditë kanë votuar rreth 40 persona. Shumica e tyre janë shtetas bullgarë të cilët këtë fundjavë po qëndrojnë si turistë në Shkup.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, në vend më së shumti votues të regjistruar janë në Kavadar – 42, komisioni zgjedhor pret përafërsisht të njëjtin numër të fletëvotimeve në Prilep, ndërsa në Tetovë janë pranuar 40 kërkesa për votim. Në Ohër, ku u hap klubi bullgar “Car Borisi i Tretë”, nuk kishte votues të regjistruar.
Vendvotimi në Ambasadën në Shkup është siguruar nga policia, ndërsa në ditën e zgjedhjeve në vend ekipe të mediave bullgare.