Zgjedhjet në Bullgari: Borisovi me më shumë vota, Petkovi në opozitë

GJASHTË PARTI HYJNË NË PARLAMENTIN BULLGAR

Partia e ish-Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka fituar 25.3% të votave në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare, të katërtat në dy vitet e fundit në Bullgari. Partia “Vazhdojmë me ndryshime” e ish-Kryeminstrit, Kiril Petkov, me rreth 20% të votave shkon në opozitë. Djathtistët Karakacanov dhe Slavi Trifonov nuk kanë kaluar pragun për pjesëmarrje në parlamentin bullgar.

Pas dy viteve në opozitë, Bojko Borisovi dhe partia e tij GERB, duke fituar një të katërtën e votave në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Bullgari, kanë mundësi që sërish ta formojnë qeverinë, në koalicion me partitë më të vogla.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen” – deklaroi Bojko Borisov – GERB.

Me 19% të votave të fituara partia e ish-Kryeministrit Kiril Petkov “Vazhdojmë me Ndryshime” tashmë ka njoftuar se do të jenë opozitë konstruktive.

“U premtuam zgjedhësve tanë se partia jonë nuk do të koalicionojë me DPS-në dhe GERB-in. Këtë e premtuam para zgjedhjeve dhe do ta realizojmë, për shkak se si politikanë jemi njerëz që mbajmë premtimet. Sipas rezultateve do të jemi opozitë konstruktive” – tha Kiril Petkov.

Një rezultati i këtillë ishte i pritur edhe sipas anketave, por ajo që për momentin është e pasigurtë, është nëse Borisovi do të ketë sukses të krijojë në koalicion stabil qeveritar dhe të nxjerrë Bullgarinë nga kriza shumëvjecare politike ose sërish do të ketë zgjedhje. Mediat botërore komentojnë se Bullgaria nuk ka të drejtë të bëjë gabime, për shkak se vazhdimi i jostabilitetit politik vetëm se do të thellonte pasigurinë politike, do të largonte kycjen në eurozonë dhe do të pengonte përballjen me pasojat e luftës në Ukrainë.

Borisovi si Kryeministër në vitin 2017 nënshkroi Traktatin e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share