Zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës

Më pak qendra votimi për zgjedhësit më 23 Prill

Janë duke u bërë përgatitjet për zgjedhjet në katër komunat veriore në Kosovë. Ndryshe nga 45 qendra votimi sa ishin në zgjedhjet e kaluara kësaj, radhe janë 6 të tilla dhe 13 të tjera lëvizëse.

Për sigurinë në këtë pjesë të vendit po kujdeset Policia e Kosovës.

Edhe të enjten ka vazhduar vendosja e objekteve lëvizëse hapësirat e të cilave do të shfrytëzohen si qendra votimi. Një e tillë është vendosur përball objektit të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Të tjerat janë edhe afër stacioneve të policisë së Kosovës. Janë gjithsej 11 kandidat që garojnë për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, vetëm dy prej tyre serb.

Për t’u njohur me përgatitjet për zgjedhjet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, kanë vizituar të enjten komunën e Leposaviçit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share