Kurti: Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë i ftuar në BBC World Service.

Kjo intervistë u bë pas marrëveshja e fundit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Kurti ka folur për bisedimet mes dy vendeve të zhvilluara në Bruksel.

Kryeministri këto bisedime i ka konsideruar si jo të lehta.

“Kemi pasur bisedime ne Bruksel, bisedime këto që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, është shprehur ai.

Kurti u shpreh se shpreson që më 1 tetor të mos ketë dokumente që nuk janë legjitime, përcjell Klankosova.tv.

“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, pos atyre të njohura si “RKS” apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, tha Kurti./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share