Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rimarrë Stambollin

TURQIA VOTON

Në Turqi po mbahen sot zgjedhjet vendore. Mbi 61 milionë qytetarë janë thirrur të votojnë për drejtuesit në 81 bashki të mëdha dhe njësi të tjera vendore.

Votimet kanë nisur në orën 7 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura për 9 orë.

Në këto zgjedhje Presidenti Tajip Erdogan kërkon të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali Ekrem Imamoglu, i cili kërkon të rimarrë një tjetër mandat.

Një fitore e dytë Imamoglu do ta vendosë atë si rivalin kryesor të Erdoganit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që do të mbahen në 2028.

Garë e fortë është edhe në Ankara dhe Izmir, ku opozita pritet të rikonfirmojë pushtetin.

Në garë janë kandidatë nga 34 parti politike.

Votimi vjen pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar, në të cilat presidenti aktual Recep Tajip Erdogan zgjati pushtetin e tij.

Rezultatet ka të ngjarë të ndikohen pjesërisht nga problemet ekonomike të nxitura nga inflacioni i shfrenuar afër 70% dhe nga votuesit kurdë e islamikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share