Zgjedhjet e dyfishta 2024 kushtuan më shumë se zgjedhjet në 2019 dhe 2020!

QENDRA PËR KOMUNIKIME QYTETARE

Për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe persidenciale, KSHZ-ja ka nënsëhkruar 22 marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 3.5 milion eurove.

Votimi në diasporë ka kushtuar më shumë se sa shtypja e fletëvotimeve për të gjithë votuesit – thuhet në raportin nga hulumtimi I Qendrës për Komunikime Qytetare.

Nga kjo Qendër thonë se vlera e tenderëve për zbatimin e zgjedhjeve 2024 është më lartë për 767.000 euro se sa për zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2020.

41% të marrëveshjeve për furnizime publike që lidhen me zgjedhjet KSHZ-ja I ka nënshkruar në procedurë me negociata të drejtpërdrejta, pa shpallje – thuhet në këtë raport.

Konform informatave në Sistemin Elektronik për furnizime Publike, KSHZ-ja ka inicuar edhe disa procedura për cka ende nuk janë publikuar raportet e marrëveshjes.

Për herë të parë në këtë cikël zgjedhor, KSHZ-ja ka nënshkruar 4 marrëveshje kornizë me periudhë të vlefshmërisë prej 36 muajve ku përmendet se përfshihen jo vetëm zgjedhjet 2024, por edhe ato lokale të 2025 – thuhet në analizën e Qendrës për Komunikime Qytetare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share