Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore 2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.
Ai u shpreh se ka pasur pezullim të procesit në 40 Qendra Votimi duke u shprehur se është një numër më i vogël nga ai që është propaganduar nga subjektet zgjedhore.
Sipas Celibashit, nga të dhënat e pajisjes së identifikimit biometrik (PEI) pjesëmarrja përllogaritet në shifrën 34.37%.
Komisioneri i zgjedhjeve theksoi se informacioni për bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të publikohet brenda disa minutash duke qenë se aty u votua elektronikisht.
“Kemi informacion për Kamzën gati të plotë, përveç 2 QV. Kemi mbi 60% të QV për Elbasanin, dhe jemi në pritje të 11 QV të Kamzës”, është shprehur Celibashi./tvklan.al