ZGJEDHJET 2024
Një delegacion I partisë “Dinjiteti” që kohë më parë u shkëput nga LSDM-ja dhe iu bashkangjit VMRO-DPMNE-së, në mëngjes ka vendosur kurora me lule, sic thonë, për të përkujtuar 8 pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, të vrarë më 28 prill të vitit 2001 në fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës.
Pamje nga profili I tij në Facebook ka publikuar ish-gjenerali i “branitellave”, Stojançe Angelov.
Sipas tij, tetë policët maqedonas ishin vrarë në një pritë dhe më pas janë masakruar. Bëhet fjalë për pjesëtarë të njësisë speciale “Ujqit” dhe njësisë së posaçme të SPB-Manastir.
Edhe Zv/Ministri I Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga familjarët e Shoqatave të familjeve të pjesëtarëve të vrarë të forcave të armatosura të Maqedonisë në vitin 2001, duke përkujtuar, sic thuhet, viktimat e ngjarjeve në Vicë dhe Shipkovisë të vitit 2001.
Por, gjatë fushatës zgjedhore, Vica e Malësisë së Tetovës, po përmendet edhe nga “Levica”.
Kjo parti thotë se do të ndërtojë përmendore kushtuar viktimave të kësaj ngjarjeje.
“Levica” përmes videos ka prezantuar edhe projektin ideor, që sipas tyre, do të ndërtohet në Vicë të Tetovës. Projekti është përgatitur nga Andrea Jankov.
Sipas “Levicës”, Vica mbetet si disfata më e madhe në memorjen kolektive të Maqedonasve, kurse ata që kanë kryer këtë vepër, sipas tyre, janë amnistuar dhe shpërblyer me pozita shtetërore./tvklan.mk/