Zgjedhjet 2024 – Partitë kalkulojnë me kandidatët!

Arben Taravari si kandidat i përbashkët i opozitës shqiptare dhe profesorja Biljana Vankovska si kandidate e “Levicës” janë të vetmit që kanë bërë publike kandidaturat e tyre për president të vendit. Por, duhet të grumbullojnë 10.000 nënshkrime për shkak se nuk kanë deputetë të mjaftueshëm në Kuvend.

Në kampin e BDI-së në sipërfaqë dolën dy emra – Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani. Që të dy thanë se për këtë duhet të vendosin organet partiake.

Arben Taravari gjatë ditës, përmes rrjeteve sociale, ka sfiduar publikisht Ali Ahmetin që të jetë kundërkandidati i tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ali Ahmeti dje deklaroi se BDI-ja do të ketë kandidat për president, por fjalën e fundit do ta ketë kryesia partiake.

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë një interviste për MIA-n, ka theksuar se gjatë 18 muajve të kaluara 18 komisionet e LSDM-së janë ekipuar me 200 ekspertë për punë rreth programit të ri zgjedhor 2024 – 2028. Sic Tha, program do të ketë masa konkrete për mirëqenien ekonomike, progresin e proceseve shoqërore dhe vazhdimin dhe rrumbullaksimin e intergimeve evropiane.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga ana tjetër shpalosi paralajmërime për operativitetin e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, sic tha Mickoski, do të dihet pas Konventës partiake më 2 mars.

Rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Fushata zgjedhore për presidencialet nis më 4 prill kurse përfundon më 22 prill.

Për zgjedhjet parlamentare fushata nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share