Zgjedhjet 2024/ Mickoski: Kujt i pengon Uniteti Kombëtar?!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një tubimi në Dellçevë është prononcuar rreth idesë për unitetin kombëtar maqedonas, duke shtruar pyetjen se kujt i pengon ky unitet.

HRISTIJAN MICKOSKI – VMRO DPMNE

“Kovaçevski nuk është duke e kuptuar rëndësinë e unitetit kombëtar, për shkak të BDI-së dhe veprimeve të tyre për ta kriminalizuar Maqedoninë. Më vjen keq që lëshojnë rastin historik pasi janë ulur në prehërin e Ali Ahmetit. Kur flas kundër BDI-së më akuzojnë se jam antishqiptar, por kjo më motivon më shumë që të luftoj kundër gjithë atyre që pasurohen në kurriz të qytetarëve të vendit”. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share