“Nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën me asnjë kërcënim, duhet të ndërtojmë armatë të fuqishme maqedonase”.
Këto janë zotimet parazgjedhore të partisë konzervative Integra.
“As Brukseli e as Uashingtoni nuk do të sjellin mirëqenie në familje. Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me kërcënime. Derisa nuk e mbyllim korpusin e plotë të cështjeve kombëtare dhe identitare maqedonase – linjat e kuqe maqedonase, Kushtetuta nuk guxon të preket” – tha Ljupço Ristovski, kryetar i Integra.
Në terren ka dalë edhe Partia e Danela Arsovskës, Alternativa e Re. Gjatë një takimi me qytetarët në Vinicë, është promovuar programi partiak si pjesë e lëvizjes për drejtësi dhe prosperitet për Maqedoninë.
Ata thonë se elitat politike në vend që të sigurojnë të nesërme më të mirë, përçajnë popullin që të mos kenët grup kritik që do ta kundërshtojë pushtetin e tyre. /tvklan.mk