Zgjedhjet 2024/ “Civil” me kritika serioze për procesin zgjedhor, po shkelen të drejtat e njeriut

Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut  ende pa nisur siç duhet, ka marrë kritika serioze, ndër të cilat mosrespektim i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së dhe organizatave qytetare në vend, si dhe kritika për shkeljen e të drejtave të njeriut. Xhabir Deralla nga “Civil” tha se është skandaloze që në një shtet demokratik një numri të caktuar të qytetarëve t’u mohohet një nga të drejtat themelore, e drejta për të votuar, nën arsyetimin se kjo ndodh për shkaqe teknike.

“Siç njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor, të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes 24 prillit dhe  dhe 8 majit, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përcjellja nga KSHZ-ja, institucionet thonë se personat në fjalë nuk mund të votojnë për arsye teknike. Bëhet fjalë për 1049 qytetarë dhe qytetare, që nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Shteti e ka për detyrë që t’u mundësojë qytetarëve kushte për të votuar”, tha Xhabir Deralla.

Prania e dezinformatave dhe  gjuhës së urretjes, ashtu si edhe në proceset e kaluara zgjedhore, nuk mungon. Të dhënat e ekipit monitorues të “ Civil-it” ndaj rrjeteve sociale, tregojnë se vetëm në bazë ditorë komentet apo postimet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes arrijë numër treshifror. Deralla apeloi deri tek partitë politike që të kujdesen me narrativin që përdorin në drejtimet e tyre publike.

“Ne mund të arrijmë në përfundim se në krahasim me proceset e kaluara zgjedhore, ky është proces zgjedhor më konfliktuoz. Kjo është garë, siç do të thoshin disa kolegë të mi në komentet dhe analizat e tyre, jetë a vdekje mes orientimeve plotësisht të kundërta të lojtarëve politik. Entitetet tashmë kanë në dispozicion më shumë mjete teknologjike, me të cilat ose mund të fshihen ose t’i japin jehonë zërit të tyre, madje edhe në përmasa të frikshme, duke shkaktuar polarizim më të madh tek njerëzit. Si rezultat procesi zgjedhor bëhet më i tensionuar”, tha Xhabir Deralla.

“Civil”  merr pjesë në monitorimin e proceseve zgjedhore në vend që nga viti 2008. Për këtë vit ende nuk dihet sa do të jetë numri i vëzhguesve të angazhuar prej tyre. E paqartë mbetet edhe nëse do të ketë organizatë tjetër joqeveritare që do të angazhohet me vëzhgues në proceset zgjedhore presidenciale dhe parlamentare. Numër më i ulët vëzhguesish nënkupton rrezik më të madh për rritje të numrit të parregullsive në ditën e votimit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share