Zgjedhjet 2024 / Borrell – Varhelji: Qeveria e re t`i bëjë hapat e domosdoshme për aderimin në BE!

Maqedonia e Veriut t`i përmbush obligimet për hapjen e klasterit të parë të negociatave me BE-në. Ky është mesazhi që arriti bashkë me urimet nga shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji, presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova dhe partive që duhet ta formojnë qeverinë e re.

“Inkurajojmë aktorët relevantët politik që të punojnë për të formuar parlamentin dhe qeverinë stabile. Dy institucionet duhet të punojnë bashkë për ta çuar përpara rrugën e RMV-së drejt BE-së, duke llogaritur edhe zbatimin e reformave kyçe në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. RMV-ja bëri hapa vendimtarë në procesin e aderimit në BE dhe tani do të jetë e rëndësishme që të zbatohen obligimet tjera të domosdoshme për hapjen e klasterit të parë në procesin e aderimit”, thonë nga BE.

Lidhur me procesin zgjedhor, BE-ja thotë se në rrethin e dytë, zgjedhjet ishin konkuruese dhe ishin respektuar liritë themelore edhe pse, sic thuhet, procesi mbetet jo mirë i rregulluar.

Sipas tyre, edhe pse korniza ligjore zgjedhore ka vënë themelet për zgjedhje demokratike, disa dispozita nuk kanë qenë konform standardeve ndërkombëtare. Përmendet qasja e barabartë në media, përgjegjësia për financimin shtetëror dhe qasja në mbrojtjen juridike.

Brukseli sygjeron që aktorët politik dhe institucionet relevante të tregojnë prëkushtimin e tyre për t`i zbatuar rekomandimet para zgjedhjeve të ardhshme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share